Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schutz dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit Afrim Bakaj, ka vizituar Terminalin Lindor të mallrave kargo ku ushtron veprimtarinë e saj kompania koncesionare EMS APO.
Më tej, ai shprehu falënderim për Autoritetin Portual dhe kompaninë duke sqaruar se është duke u biseduar edhe për zgjidhjen e problematikave të trashëguara.
“Jemi duke punuar me kompaninë për të zgjedhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën, pra një trajnim profesional për të çertifikuar marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Qeveria gjermane gjithnjë ka shprehur interesim për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por në veçanti edhe për mbarëvajtjen e bizneseve gjermane në Shqipëri”, nënvizoi ministri Gjiknuri.
Top Channel


