Teksa sot para Kryesisë së Kuvendit po mbahet protestë kundër Reformës Territoriale, ku bashkitë e vogla janë kundër shirjes dhe bashkimit me qytetet e mëdha, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai tha se ata që protestojnë nuk janë qytetarë, por punonjës bashkish. Po ashtu ai tha se PS-ja është e bashkuar, duke kujtuar kështu faktit që kanë 82 mandate për të bërë të mundur kështu që të votojnë në Kuvend reformën e re territoriale.
“Rruga drejt BE kërkon vendime të vështira PS në Kuvendin e Shqipërisë për reforma të rëndësishme, është e bashkuar.
Mos të harrojmë, jemi në një fazë të procesit ku na duhen bashki të forta, për të qenë konkurruese, për të qenë gati që të aplikojmë si bashki që anëtare të BE. Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të marrë këto hapa.
Ata që protestojnë nuk janë banorë të Memalijat, por punonjës të bashkisë. Këtu duhet kuptuar koncepti i reformës, banorët e vërtetë të Memaliajit, nuk kanë interesa të lidhura me bashkinë.”


