Terror në Tiranë, qëllohet me breshëri plumbash banesa e efektivit të policisë

Mos i humb

Një efektiv i Policisë Rrugorë është kërcënuar me jetë. Mësohet se Ilir Pica, efektiv i Policisë Rrugore Mat ka denoncuar se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt shtëpisë së tij.

Mësohet se si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar por familja e efektivit është terrorizuar dhe ndihet e kërcënuar për jetën.

Ngjarja, sipas Picës ka ndodhur më datë 27 tetor, në afërsi të Kthesës së Kamzës në Tiranë, ku edhe jeton efektivi.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar autorët në banesën e Picës për të qëlluar me armë, por dyshohet se bëhet fjalë për ndonjë konflikt për shkak të detyrës. Vetë Pica nuk ka dhënë asnjë pistë orientimi, pasi është shprehur se nuk ka pasur konflikte me askënd.

Ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia e cila nuk ka dhënë asnjë deklaratë për rastin në fjalë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit