Tentoi t’i shpëtonte policisë pasi mbante armë me vete, “Shqiponjat” arrestojnë 36-vjeçarin

Mos i humb

Një 36-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri është vënë në pranga në Tiranë nga forcat “Shqiponja”.

Sipas burimeve zyrtare shtetasi S. M u kap në tentativë për t’u arratisur në momentin që u ndalua për t’u kontrolluar nga policia. Ndjekja ka vazhduar për disa minuta dhe në fund, pasi u arrestua, në çantën e dorë i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarakë.

NJOFTIMI

Qarkullonte me armë zjarri me vete, tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari, brenda pak minutave ndjekjeje nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për verifikim një mjet në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga mjeti dhe ka ikur me vrap duke mbajtur një çantë në dorë. Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur shtetasin Sh. M, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantit të dorës, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasi Sh. M, 36 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit