“Terrorizëm shtetëror në Ukrainë”, ministri i Mbrojtjes: Nëse nuk e ndalim Rusinë, do të sulmojë vendet e tjera

Mos i humb

“Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe nuk do të ndalet, por do të sulmojë vendet e tjera”, ka paralajmëruar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Alexei Reznikov.

Gjatë një vizitë zyrtare të zhvilluar në Londër, ndërsa është takuar edhe me homologun e tij britanik Ben Wallace, ai tha se që nga fillimi i pushtimi janë vrarë 150 fëmijë, dhe më shumë se 400 shkolla e kopshte dhe më shumë se 110 spitale janë shkatërruar.

“Kjo është arsyeja përse ne duhet ta ndalojmë Kremlinin, sepse nëse nuk e bëjmë do të sulmojë vendet e tjera”, tha ndër të tjera Reznikov.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit