“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues

Mos i humb

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një automjet të ri elektrik me vetëdrejtim – të cilin ai e quajti “Cybercab” – një moment historik pas disa vitesh premtimesh.

Taksia vetë-drejtuese – e njohur gjithashtu si robotaksi – ka dy dyer që hapen lart dhe duket si një coupé bazuar në Modelin 3 më të shitur të “Tesla-s”.

“Tesla” pret të nisë prodhimin e automjeteve në vitin 2026″, tha Musk duke shtuar se priret të jetë shumë optimist kur bëhet fjalë për oraret.

“Cybercab” do të jetë gjithashtu e disponueshme për t’u blerë dhe do të kushtojë më pak se 30 000 dollarë.

Fillimisht, softueri për ngarje autonome, i cili nuk kërkon që njerëzit të ndërmarrin veprime, do të dalë në rrugët në shtetet amerikane të Teksasit dhe Kalifornisë vitin e ardhshëm me automjetet aktuale Model 3 dhe Model Y.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit