Tetë ditë para vendimit të Kushtetueses, LDK s’i ka ende gati emrat e ministrave

Mos i humb

LDK aktualisht është duke mbajtur mbledhjen e Grupit Parlamentar me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti, teksa ky i fundit para deputetëve do të shpalos programin qeverisës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arban Abrashi teksa ka folur para mediave, ka bërë të ditur se partia e tij nuk i ka ende gati emrat e ministrave, an ipse pezullimi i dekretit të presidentit Thaçi zgjatë deri më 29 maj, shkruan lajmi.net.

“Nuk i kemi diskutuar ende ministrat. Ideja e parë ka qenë program. Javën e kaluar kemi pasur disa takime me secilin prej partnerëve. Disa ditë para formimit të institucioneve ne do t’i bëjmë të ditur emrat e ministrave”, ka thënë Abrashi.

Abrashi po ashtu foli edhe për një situatë hipotetike nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të LDK-së. Për këtë ai tha se për shkak të nevojës së madhe për dakordimin e programit në këtë kohë krize të pandemisë, janë duke ndodhur edhe këto zhvillime ne LDK, dhe në asnjë formë s’mund të flitet për presion.

“Unë mendoj që ky nuk është presion dhe s’ka të bëj me presion ndaj Kushtetueses, ne po përpiqemi që vetëm të mos humbim kohë. Ne duhet të reagojmë shpejtë në këto kohë të vështira. Unë mendoj që zoti Hoti e ka përvojën për t’i dalë përballë këtyre sfidave ekonomike që i ka vendi”, tha Abrashi.

Abrashi aty foli pak edhe për 1.1 miliardë eurot e premtuara nga Hoti për rimëkëmbjen ekonomike.

“Zoti Hoti na e ka spjeguar, dhe do ta shpjegoj. 180 milionë do të mirren menjëherë në muajin e parë gjatë rishikimit të buxhetit. Ne kemi shumicën parlamentare që të propozojmë edhe ndryshimin e ligjeve. Dhe besoj që ato 1 miliardë eurot do të jenë të sigurta”, tha tutje ai.

Abrashi në këtë konferencë për media foli edhe për deklarimet e VV-së, që lënë të kuptohet se mund të mos respektohet vendimi i Kushtetueses.

Në këtë rast, sipas Abrashit ato parti duhet ta rishikojnë rolin e tyre në politikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit