Thaçi: Baci Hilmi ishte atdhetar i devotshëm

Mos i humb

Presidenti i republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, bacës Hilmi.

Thaçi përmes rrjetit të tij social në facebook ka shkruar për figurën e bacës Halim ku thotë që ishte një burrë i urtë i matur dhe atdhetar i devotshëm.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Kryeministrin Haradinaj dhe për gjithë familjarët e bacës Hilmi.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. HTH./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit