Thaçi- Beogradit: Dorëzoj të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviçit

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se të dyshuarit kryesorë për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç gjinden në Beograd.

Ai kërkoj nga autoritetet serbe të bashkëpunojnë në kapjen e të dyshuarve për këtë vrasje dhe mos ti strehojnë ata.

“Të dyshuarit kryesorë janë në Beograd kështu që Beogradi duhet të jetë kooperues, jo për strehimin por për dorëzimin e të dyshuarve”, tha Thaçi.

Ndryshe, Ivanoviç u vra në Mitrovicën e veriut në janar të këtij viti, ndërsa të dyshuarit kryesorë për vrasjen e tij janë disa shtetas serbë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit