Thaçi falenderon shtetin e Kanadasë për ndihmën ndaj Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i FSK-sw, Rrustem Berisha, kanë takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, i cili është edhe nikoqir i Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax, e me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Kanadasë në fushën e mbrojtës e sigurisë.

Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Kanadaja i ka ofruar Kosovës që dy dekada.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen në ndërtimin e paqes dhe në ndërtimin e shtetit”, u shpreh Presidenti Thaçi.

“Kosova sot është promovuese e dialogut dhe paqes në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi dhe shtoi se “shteti i Kosovës është konsoliduar së brendshmi dhe vazhdon të konsolidohet në skenën ndërkombëtare”.

Ministri Berisha i FSK-së u shpreh se Kosova dhe Kanadaja po punojnë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes e sigurisë duke punuar në finalizimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë.

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Sajjan, u shpreh se është për t’u vlerësuar promovimi i komunikimit dhe dialogut si mjete për tejkalimin e konfliktit dhe falënderoi Presidentin Thaçi për lidershipin e treguar.

“Promovimi i dialogut dhe paqes ju bëjnë shembull për rajon”, u shpreh Ministri Sajjan.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova do të mbetet mirënjohëse për përkrahjen që ka dhënë Kanadaja për shtetin dhe popullin e Kosovës dhe ftoi për thellim të bashkëpunimit në të gjithë sektorët, njofton Zura e Presidentit./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit