Thaçi fton kryeministrin rus Medvedev për takimin fillestar Kosovë-Rusi

Mos i humb

 

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev të cilin e ka ftuar për një takim fillestar mes dy vendeve.

Thaçi bisedën me Medvedev e ka zhvilluar në kuadër të cermonisë së
Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Postimi i plotë:

Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona.

Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. HTH

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit