Thaçi i “sulet” LDK-së, sikur të mos vepronit me inate politike, sot do ta kishim ushtrinë

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha partive parlamentare që t’i marrin përgjegjësitë e veta kushtetuese dhe ligjore. Sipas tij Kosova nuk ka kohë për vonesa andaj ka ftuar pozitën që të marrin vendimin e duhur e jo të mbajnë inate për çështje madhore.

Këto komente Thaçi i bëri në konferencën për media me rastin e 8 vjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë.

Me këtë rast, ai ka thënë se i vije keq që po bëhen vonesa ligjore, pasi koha po ecën dhe Kosova nuk ka mundësi për vonesa.

‘Spektri politik duhet të marrin vendimin që ju takon, që së bashku të punojmë, në fund të fundit askush nuk pretendon ta tejkaloj Kuvendin, por askund në botë nuk ndodh që individët të marrin përgjegjësit që nuk ju takojnë. Vetëm duke punuara  së bashku mund t’ia dalim mbarë, gjitha partitë parlamentare duhet t; ulen të diskutojnë p;r të gjitha proceset. Por ky pozicionimi kundër i skenës politike e dëmton Kosovën’ tha Thaçi duke shtuar se disa individ me logjikën e inateve e la sot Kosovën ende pa ushtri.

‘Logjika e individëve të tillë ka ndikuar që mos ta kemi sot Ushtrinë e Kosovës. Sikur të kishimnjë mirëkuptim të përbashkët, sot nuk do të kishim vonesa në ushtri dhe liberalizim, sikurse demarkacioni të ishte votuar para tri vitesh’, tha Thaçi./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit