Britania: Ligji izraelit “shtet komb”, mund të minojë barazinë

Mos i humb

 

 

Ligji i ri kontrovers me të cilin Izraeli shpallet shtet i kombit hebre ka ngritur shqetësimin e Britanisë së Madhe nga fakti se nuk po arrin të përmbushë premtimin se do të jetë shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e tij.

Një zyrtar i Forin Ofisit britanik, në kushte anonimiteti tha për AA se përkushtimi shumëvjeçar i Izraelit për barazi për të gjithë qytetarët e tij është një nga pikat e forta të kësaj demokracie mike.

“Në cilësi të miqve të Izraelit jemi të shqetësiar se ky projektligj mund të dëmtojë këtë përkushtim”, tha burimi i lartpërmendur i cili kërkoi të mbetet anonim nga shkaku i kufizimeve për të folur me mediat.

Që nga java e kaluar, kur Parlamenti izraelit (Knesset) miratoi ligjin kontrovers i cili definon Izraelin si një shtet hebre, vendi është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra.

I miratuar të enjten nga Knesseti, ligji në fjalë thekson se Kudsi si një tërësi është kryeqytet i Izraelit dhe se hebraishtja është gjuha zyrtare e shtetit, me çka largon arabishten e cila më parë ka qenë gjithashtu gjuhë zyrtare, duke i dhënë një status të veçantë.

Turqia ka denoncuar ligjin i cili shkelë të drejtat e palestinezëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit