Thaçi: Jo vetëm sportistët, por së shpejti të gjithë qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Mos i humb

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Mjedisit, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi sukseset e Majlinda Kelmendit, shembull, motivim edhe për femrat tjera për të qenë aktive në aktivitetet sportive.

Sipas Thaçit, sukseset më të mëdha i kanë sjell femrat në sport, prandaj tha ai, ato duhet të besojnë në aftësitë dhe ëndrrat e tyre.

Me tej, Thaçi, theksoi se Kosova së shpejti do ta ketë liberalizimin e vizave, përveç sportisteve të gjithë qytetarët do  të jenë të lirë drejt arritjes se ëndrrave.

“Inkurajoj të gjitha femrat që të marrin shembullin e Majlinda Kelmendit duke dëshmuar më të mirën. Duhet të besoni në aftësitë e tuaja kreative për ëndrrat dhe aspiratat e Kosovës për një imazh më të mirë. Sukseset më të mëdha në sport i kanë sjell femrat për shtetin e Kosovës. Duhet të vazhdojmë edhe më teje me suksese të radhës, dhe kjo është një inkurajomë që ju të arrini sukseset e Majlindës, Norës dhe Distrias. Kjo ditë mbetet e optimizmit që së shpejti të kemi liberalizmi të vizave që mos të mbeten të izoluar”, ka thënë presidenti Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit