Thaçi kujton masakrat në Poklek e Çikatovë: Pas dy dekadash, askush nuk u ndëshkua nga drejtësia

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e forcave serbe në Poklek dhe Çikatovë të vjetër ndaj popullsisë civile shqiptare, ndërsa ka thënë se askush nuk u ndëshkua.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi ka kujtuar se në këto masakra nuk u kursyen as gratë e fëmijët, të rinjë e pleq.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit