Thaçi: Marrëveshje me Serbinë, gjasat minimale!

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk është edhe aq optimist se do të ketë marrëveshje me Serbinë. Në një konferencë për media ai foli edhe për vikendin kaluar, ku është paralajmëruar se do të ketë trazira në veri.

Sipas tij, lajmet e rrejshme që u prezantuan dëshmuan se sa larg janë prej realitetit.

“Tema kryesore mbetet dialogu ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam thënë qe disa herë se është proces i vështirë, i rënd por i domosdoshëm. Mundësitë për të arritur një marrëveshje me Serbinë gjasat janë minimale. Por ne duhet të bëjmë përpjekje maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe Amerika”, ka thënë ai. /Indeksonline/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit