Thaçi mungoi në samitin për Shengenin Ballkanin, Rama: Kosova u vetëpërjashtua

Mos i humb

Bilanci 1 vit pas tërmetit, Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Nuk u mbajt asnjë premtim, koha e Ramës ka përfunduar

Pas bilancit që solli sot ministri Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë, vjen...

Ndarja nga jeta e ish-presidentit të Francës, Meta: Ngushëllime për popullin francez, humbi një politikan të madh

ot ka ndërruar jetë ish-presidenti i Francës Valery Giscard d’Estaing. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar presidenti i...

Lëviznin pa maska mbrojtëse, Policia e Shtetit gjobit 571 qytetarë me 3 000 lekë. Ndëshkohen 5 shtetas që nuk zbatuan vetëkarantinimin e detyrueshëm

Policia e Shtetit lajmëron se në 24 orët e fundit ka gjobitur 571 qytetarë, pasi nuk kishin vënë maska në publik, ashtu...

BE-ja kërcënon Turqinë me vendosje të sanksioneve: Loja e maces me miun duhet të mbarojë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj...

Pasi vendosën miratimin e 9 konkluzioneve në kuadër të Shengenit të Ballkanit, tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic kanë dalë sot në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për mospraninë e presidentit të Kosovës Hashim Thaci në samit, ndërsa ai tha se në këtë rast ky shtet u vetëpërjashtua.

“Dua të them se ne u dakordësuam se në 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës. Morëm edhe konfirmimin se në atë mbledhje do të jetë i pranishëm, përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së. Në Durrës dëshiroj që dhe Mali i Zi dhe Bosnja Hercegovina, të jenë të pranishëm. Është rënë dakord dhe më parë, të përshihet dhe Kosova, me të drejta të plota dhe e barabartë në BE. Por mos t’i shmangen elefantit që është këtu…Dua të jem sa më i qartë me gjithë ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, se është momenti për të thënë: së pari, jemi takuar dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet se zeza mbi të bardhë si një plan veprimi mes liderësh të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në Londër, Paris, Berlin, Bruksel, pra me sa kujtoj nuk më rezulton që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta kishin njohur Kosovën, por kjo nuk e ka penguar Kosovën që të marrë pjesë.

Së dyti, pas luftës dhe pavarësisë së Kosovës u desh një kohë jo e shkurtër që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës të pranoheshin në tavolinë në takime ndërkombëtare nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Tani, prej të paktën 5 vjetësh pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Së treti, bashkëpunimi rajonal dhe jetësimi i katër lirive të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit, nuk do të thotë që Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë lidhur me njohjen e Kosovës. Mos zgjidhja ende e kësaj çështje nuk është absolutisht një arsye që Kosova të vetëpërjashtohet. Nuk është një arsye që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat e tyre.

Së katërti, një pyetje e thjeshtë do të ndihmonte qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë kaq vite që heqin të zitë e ullirit në kufi, do të donin të vazhdonin? Apo do të donin që njësoj si në gjithë Ballkanin Perëndimor edhe mes Shqipërisë dhe Kosovës të çelej kufirit për katër liritë e BE-së. Kjo nuk është një “mini-Shengen”, kush e tha këtë fjalën mini. Duke qenë se jam 194 cm nuk jam ndierë ndonjëherë mini. Është Wester Balkan Schengen. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës të zhduket dhe kjo ka dakrodësinë e palëve të tjera, si të Serbisë. Kush flet për Shqipëri të Madhe, kush flet për heqje të kufijve të Kosovës, tani të heshtë.

Së pesti, po produktet bujqësore të Shqipërisë pse duhet të kalben në kufirin me Maqedoninë, apo Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën apo siç kalben edhe në kufi me Kosovën”, -tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Galaxy S20 FE do të marrë One UI 3.0 (Android 11) më shpejt sesa pritej

Në fillim të kësaj jave, Samsung ka publikuar udhërrëfyesin për azhurnimin One UI 3.0, duke konfirmuar planet për azhurnimin e mbi 40...

Presidenti Vuçiç paralajmëron vazhdimin e dialogut me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Në një...

Shpërthim në qendër të Beogradit, raportohet për një të vdekur, dy të plagosur

Një shpërthim është regjistruar sot në Beograd, ku për pasojë një person ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 në qendër...

Facebook do të fshijë lajmet e rreme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të...

Pas 40 vitesh banim në shtëpinë e tij, i moshuari bën zbulimin e pazakontë

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një 68-vjeçar ka zbuluar një bodrum që shërbente si strehë të sulmeve ajrore...