Thaçi: Prekazi bëri që bota ti kthej sytë kah Kosova

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin memorial ‘’Adem Jashari’’ në nder të 21 vjetorit të shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Thaçi në adresimin e tij ka thënë se po nderojnë sakrificën sublime të Komandantit legjendar Adem Jashari si dhe të gjithë familjarëve të tij.

”Sot jemi në nderime të sakrificës sublime të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij dhe të gjithë Jasharajve”.

”Po bëjmë nderimet më të larta shtetërore në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila është Epopeja më e lavdishme e luftës sonë”.

”E projektit më madhor, të shenjtë kombëtar të UÇK-së”.

”Gjithnjë kur përkujtojmë 5, 6 dhe 7 marsin,  përkujtojmë atë sakrificë të jashtëzakonshme, që bëri që bota të ndryshojë për Kosovën që i gjithë kombi shqiptar të bashkohet në luftë për liri dhe pavarësi të Kosovës”.

”Dhe sot gëzojmë frytet e lirisë dhe të pavarësisë në rrugëtimin tonë të sigurt për tu integruar në NATO Bashkim Europian, duke kultivuar gjithmonë raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit