Thaçi-Presidenti i dekoratave, për tre vjet dekoroi 617 persona!

Mos i humb

Gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë dekorata ka ndarë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi që nga zgjedhja e tij si president në vitin 2016.

Dhënia e dekoratave apo medaljeve, mirënjohjeve dhe çmimeve është një nga kompetencat e Presidentit. Sipas ligjit, ai mund të ndajë dekorata për qytetarët e Kosovës, personaliteteve të njohura publike, juridike dhe subjekteve të tjera, bazuar në kontributin e tyre.

Dekoratën e parë si President, Thaçi ia ndau  gjeneralit amerikan Timothy E.Orr në qershor të vitit 2016, për të vazhduar më pastaj me ndarjen e 156 dekoratave të tjera në të njëjtin vit.

Ndër të dekoruarit e viti 2016 ishte edhe Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi me titullin “Ambasadore Nderi e Kosovës”, xhudistja Nora Gjakova, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, liderët shqiptarë në Maqedoni si Talat Xhaferi, AliAhmeti e Menduh Thaçi, etj.

Listës së të dekoruarve nga Presidenti iu prijnë personalitet nga Maqedonia 110, pasuar nga Kosova 19, Shqipëria 17, si dhe 11 personalitete nga vendet e tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Holanda, Britania e Madhe dhe Italia.

Traditën e shpërndarjes së dekoratave presidenti Thaçi e vazhdoi edhe gjatë vitin 2017. Për dallim nga një vit më parë, Presidenti i Kosovës, në vitin 2017 ndau dy dekorata më pak, apo 155 gjithsej.

Presidentët e Shqipërisë, Bujar Nishani e Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, e Baronesha Catherine Ashton, janë vetëm disa nga personalitete e nderuara me dekoratë nga Presidenti Thaçi.

Personalitete nga Kosova, 127 gjithsej iu prijnë listës së të dekoruarve të vitit 2017, pasuar me 7 personalitete nga Shqipëria, e të tjerë me radhë, njofton KosovaPost.

Më dorëlirë me ndarjen e dekoratave, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar në vitin 2018, gjatë të cilin ka ndarë mbi 300 dekorata.

112 nga këto dekorata janë ndarë në nderë të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shtuar këtu edhe 40 mirënjohje për kontribuuesit më tëmëdhenj në buxhetin e Kosovës të cilët kanë hapur vende të reja të punës.

Në listë të të dekoruarve për vitin 2018, është edhe ish-komandatii Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, i cili është dënuar me katër vjet burgim për krime lufte.

Presidenti Ibrahim Rugova, Vasfije Krasniqi-Goodman, Fadil Vokrri, George Bush, Medina Surdulli, Bernard Kouchner, Wesley Clark e këngëtarët si Shyhrete Behluli, Ramë Lahaj, Rita Ora, Era Istrefi, janë disa nga figurat e tjera të cilëve Presidenti Thaçi ka ndarë medalje.

Të gjitha këto dekorata, sipas ligjit për ndarjen e tyre mund të shoqërohen edhe me një shpërblim në të holla, kriteret e të cilës i cakton vet Presidenti.

KosovaPost ka pyetur Zyrën e Presidentit lidhur me atë se sa i kanë kushtuar Presidencës dekoratat e ndara në vitin që lamë pas, përgjigjen e së cilës nuk e ka marrë ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit