Zjarr masiv në Krujë, flakët “pushtojnë” fshatin Barkanesh

Mos i humb

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Barkanesh të Krujës.

“BalkanWeb” ka mësuar se vatrat e zjarrit kanë rënë në një sipërfaqe të mbjell me pisha dhe ullinj, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.

Situata pritet të rëndohet edhe më tej për shkak se era fryn me shpejtësi të lartë duke bërë të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Autoritetet vendore kanë kërkuar ndërhyrje sa më parë të ushtrisë nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi aktualisht janë 15 vatra aktive të cilat kanë shkaktuar panik dhe frikë tek banorët e zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit