Thaçi pret në takim Lushtakun, thotë se është krenar me të kaluarën

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-komandantin e i UÇK-së, Sami Lushtaku. Ky takim është bërë pas intervistimit të Lushtakut nga Gjykata Speciale.

Në Facebook, ku edhe ka bërë të ditur takimit, presidenti Thaçi ka vlerësuar kontributin e ish-komandantit duke shtuar se krenohen për të kaluarën.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen!”, ka shkruar Thaçi.

Lushtaku para disa ditësh është rikthyer nga Haga, ku ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Bashkë me Lushtakun, në Kosovë është kthyer edhe Rrustem Mustafa, që dje ishte takuar me Kadri Veselin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit