Thaçi promovon letërsinë e Kosovës në Paris, i dhuron Bibliotekës së Paqes librin e Adem Demaçit

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Paris, përveç që është mjaft aktiv në skenën politike mbarëbotërore, ai gjen kohë edhe për ta promovuar letërsinë e Kosovës në këtë vend me traditë të gjatë e të bujshme kulturore.

Presidenti përmes një postimi në Facebook,  ka bërë të ditur se Bibliotekës së Paqes në Paris, i ka dhuruar një libër të shkruar nga veprimtari i çështjes kombëtare  Adem Demaçi.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se “Mandela i Kosovës”, Adem Demaçi, pavarësisht se i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.

Postimi i plotë i presidentit n; Facebook:

Bibliotekës së Paqes në Paris ia dhurova dje një libër të shkruar nga Adem Demaçi, Mandela i Evropës, i cili i kaloi 28 vjet në burg si i burgosur politik, i burgosur i ndërgjegjes.

Përkundër vuajtjeve dhe burgut të gjatë, ai e gjeti forcën që të përcillte edhe mesazhe të bashkëpunimit dhe paqes.

Demaçi e përfaqësoi më së miri vullnetin e Kosovës për të mos u dorëzuar kurrë në betejat për liri e pavarësi, por edhe për pajtim e paqe.

Këtë mesazh e përçova edhe unë në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në Paris, në këtë datë historike./Kosova Post/

Image may contain: 1 person, standing

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit