Thaçi: Ta shpëtojmë Kompleksin e Familjes Jashari

Mos i humb

Në mbështetje të inciativës për shpëtimin nga shkatërrimi i Kompleksit të Familjes Jashari, Jusuf Thaçi, sot është takuar me zv.kryeministrin, Fatmir Limaj, nga i cili ka marrë premtime se qeveria qysh javën e ardhshme do të marr hapa konkret në mbështetje të kësaj inciative, shkruan Kosova Post.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes një postimi në facebook, derisa beson se vërtetë qeveria do të përmbushë premtimet dhe obligimet që ka ndaj këtij objketi që shënon historinë e shtetit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i tij:

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të ndërmarrë masat e nevojshme për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari

Në kuadër të nismës “Ta shpëtojmë dhe ta ruajmë Kompleksin e Familjes Jashari”, sot jam takuar me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Fatmir Limaj.

Z. Limaj më konfirmoi se tashmë qeveria është informuar në detaje dhe gjatë këtyre ditëve do të ndërmarrë të gjitha masat emergjente për shpëtimin e këtij kompleksi dhe në të njëjtën kohë do të procedojë me aspektet tjera që duhen për ruajtjen dhe konservimin e qëndrueshëm afatgjatë të këtij kompleksi.

Po shpresoj që gjatë kësaj jave do të shohim masat e para nga ana e Qeverisë së Kosovës!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit