Thaçi tregon “muskujt”; Ideja për korrigjim të kufijve ka qenë e imja, do ta diskutojmë në Bruksel

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimet e tij se marrëveshja finale me Serbinë duhet të përfshijë njohje reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në një intervistë për “Der Standard”, Thaçi ka thënë se është e tija ideja për korrigjimin e kufijve. Ai ka shtuar se kjo ide deri më tani nuk ka qenë në tavolinën e diskutimeve në Bruksel, transmeton lajmi.net.“U bënë tash e gjashtë vjet qysh prej fillimit të negociatave me Serbinë. Tani kemi hyrë në fazën finale të këtij procesi.

Deri më tani, kemi folur vetëm për procesin por jo edhe për detaje. Ideja për korrigjimin e kufijve është e imja. Si dhe ideja për përfshirjen e Luginës së Preshevës është e imja. Megjithatë deri më tani kjo nuk ka qenë subjekt i diskutimeve në Bruksel. Por gjithsesi në të ardhmen do të flitet për këtë. Ka shumë dallime, mirëpo e vetmja mënyrë është vazhdimi i dialogut”, ka thënë Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit