Thaçi zgjedh deputetin më të mirë, ja kush është!

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përzgjedhur si deputetin më të mirë të Kuvendit, Milaim Zekën.

Ndonëse ky i fundit është kritiku më i madh i presidentit Thaçi, megjithatë ai i pari i shtetit nuk ka hezituar të zgjedh deputetin më të mirë.

Moderatori Besim Dina e ka sfiduar presidentin e vendit, Hashim Thaçin, duke e pyetur se cili është deputeti “që e don, që e çmon dhe që është më i miri”.

Thaçi e ka zgjedhur një nga deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës, deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zekën.

“Shumë bre janë, në këtë mandat a po? Shumë janë të mirë e të mençur, po ta them të drejtën, Milaimi i ‘shkelë’ të gjithë”.

“Milaimi është brilant, dinamik, i gjallë, atraktiv, i mprehtë. Ti a e ke pa kur del dhe flet, parlamenti është në qetësi ose i zhurmshëm”, tha Thaçi.

Por Dina nuk e ka lënë me kaq. Ai e ka pyetur presidentin Thaçi edhe nëse ai i pëlqen deputetët e LDK-së.

“Unë i dua dhe i respektoj të gjithë, por në të njëjtën kohë Milaimi është i veçantë. Milaimi është gjithëkombëtar”, ka thënë Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit