Thellohet tragjedia në Indonezi, në aeroplan ishin një grua shtatzënë, 5 anëtarë të një familje dhe një biznesmen

Mos i humb

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin e kërkim-shpëtimit të 62 personave që ndodheshin në bordin e aeroplanit indonezian, i cili u rrëzua në oqean vetëm 4 minuta pas ngritjes. Aty ishin 50 pasagjerë, nga të cilët 43 ishin të rritur dhe 7 fëmijë, ndërsa të tjerët ishin anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Transportit në Indonezi.

Të dielën, anëtarët e familjeve shkuan në një qendër në Xhakarta ku pritën për lajme rreth të afërmeve të tyre. Mes viktimave, janë një çift i martuar, Muhamad Nur Kolifatul Amin dhe Agus Miinarni, të cilët do të udhëtonin për të marrë pjesë në funeralin e babait të Amin.

Në këtë ngjarje tragjike, dyshohet se humbën jetën edhe 5 anëtarë të një familje: 26-vjeçari Rizki Wahyudi dhe gruaja e tij Indah Halimah Putri së bashku me djalin e tyre 7 muajsh. Në aeroplan ishte edhe nëna e Rizki dhe një kushëri i tyre.

Ndërsa Ratih Windania, e cila ishte 4 muajshe shtatzënë, po vizitonte anëtarët e familjes në Xhakarta me vajzën e saj 2 vjeçare Yumna, nipin 8 vjeçar Arhar Rizki Riawan, xhaxhain dhe hallën e saj.

Mes personave të humbur që dyshohet të kenë humbur jetën është edhe biznesmeni Yohanes Suherdi, i cili ishte në një udhëtim pune dhe do të kthehej në shtëpi. Gruaja e tij thotë për CNN se shpresonte se Suher është gjallë dhe do të bashkohet së bashku me familjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, kur aeroplani Boeing 737-500 do të udhëtonte nga Xhakarta drejt qytetit Pontianak kur humbi kontaktin e tij në orën 02:40.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit