Theu masën e arrestit, pranga 43-vjeçares në Tiranë, arrestohen edhe 4 të tjerë

Mos i humb

5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme pemale. Një 43-vjeçare u vu në pranga pasi kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë. Ndërkohë një 24-vjeçar u arrestua për plagosje.

Tre të tjerë pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases S. D., 43 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ç., 24 vjeç, pasi me datë 13.06.2021, ka goditur me një mjet prerës shtetasin L. K., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-J.N., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar biçiklistin shtetasin I. S., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-Sh. G., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

-S.Gj., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin gjendje të dehur.

-Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S. H., 57 vjeç, sepse në fshatin Kashar, në një objekt, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V. N., 61 vjeç, pasi në Sauk, në banesën e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit