Thirrje presidentit Erdogan nga Guta Lindore

Mos i humb

Kuvendi komunal në Gutën Lindore, rajon i cili mbahet nën rrethimin e regjimit të Bashar Asadit në Siri, i ka bërë thirrje presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan për përfundimin e sulmeve dhe rrethimit dhe për parandalimin e një katastrofe më të madhe humanitare në këtë vend.

Kuvendi komunal në Gutën Lindore, përmes një deklarate me shkrim ka shprehur kërkesë te presidenti turk Erdogan.

Në deklaratë thuhet se regjimi i Asadit dhe milicët e mbështetur nga Irani, përkrahës të regjimit, janë në përgatitje të një sulmi më të madh.

Duke theksuar se rethimi i cili i cila ka vazhduar për më shumë se pesë vite është duke shkaktuar efekte negative dhe të përhershme sidomos te fëmijët dhe gratë, në deklaratë vihet në dukje se avionët e regjimit dhe Rusisë janë duke sulmuar me armë të llojllojshme qendrat vitale dhe spitalet.

“Në emër të kuvendeve lokale në zonën rurale të kryeqytetit Damask, ne ju bëjmë thirrje juve, meqë jeni me ndikim te komuniteti islam dhe bota ndërkombëtare, që të ndërhyet në mënyrë urgjente për mbrojtjen e fëmijëve dhe të bëhet presion ndaj regjimit dhe milicëve iranianë, mbështetës të tyre. Ne si populli i Gutës Lindore dëshirojmë që të ndërhyni në mënyrë urgjente. Ne po ju presim ju me shpresë që të thyhet rrethimi i regjimit, për ofrimin e lehtësimeve për hyrjen e ndihmave humanitare dhe për parandalimin e katastrofës humanitare”, thuhet në deklaratë.

– 400 mijë civilë të bllokuar

Guta Lindore, rajon i kontrolluar nga opozitarët, ndodhet vetëm dhjetë kilometra larg qendrës së Damaskut, kryeqytetit sirian të kontrolluar nga regjimi i Asadit.

Përmes një marrëveshjeje në Astana, Guta Lindore ishte shpallur zonë e deeskalimit. Megjithatë, pjesëtarët e regjimit të Asadit, vend garantues i të cilit është Rusia, nga muaji prill i vitit të kaluar intensifikuan rrethimin, ndërsa muajt e fundit edhe sulmet.

Rajoni prej 104 kilometrash katrorë në lindje të Damaskut është bërë skenë e katastrofës më të madhe të luftës civile. Rreth 400 mijë civilë, prej të cilëve gjysma fëmijë, prej pesë vitesh jetojnë nën rrethimin e regjimit, duke u përballur me kequshqyerje, mungesë barnash dhe sulme intensive.

Mijëra civilë të sëmurë presin të evakuohen urgjentisht nga rajoni në të cilin kriza humanitare është thelluar. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë ose persona që vuajnë nga kanceri në fazë të avancuar. Shumë foshnja dhe fëmijë në Gutën Lindore kanë humbur luftën për mbijetesë për shkak të urisë dhe mungesës së barnave.

Në tri ditët e fundit, regjimi ka vrarë më shumë se 250 civilë në Gutën Lindore dhe ka goditur 22 spitale./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit