Ti që agjëron këtë muaj Ramazani je i privilegjuar në mirësi

Mos i humb

Agjëruesi ta ndiejë dhuntinë e mirësinë që ia ka dhënë Allahu me mundësimin e agjërimit
Allahu i ka dhënë sukses dhe ia ka lehtësuar agjërimin, ia ka mundësuar të përfundojë ditën e agjërimit dhe po ashtu agjërimin e muajit të Ramazani, e që shumë prej njerëzve janë privuar nga kjo mirësi.

Ata ose kanë vdekur para se të hyjë muaji Ramazan, ose janë të paaftë për agjërim për arsye të ndryshme, e disa për shkak të devijimit, humbjes apo mosbesimit në të cilin janë nuk agjërojnë, ia kthejnë shpinën këtij urdhri të Allahut dhe kësaj mirësie prej Tij (agjërimit të Ramazanit). Andaj, agjëruesi duhet të jetë falënderues ndaj Allahut, që e ka udhëzuar e inspiruar dhe që ia ka mundësuar të agjërojë këtë muaj, agjërim ky i cili bëhet shkak për faljen e gjynaheve të tij, për arritjen e Mëshirës së Allahut, për ngritjen e shkallëve në xhenet, e cila është shtëpia e kënaqësisë (darun-neim), duke qenë afër Allahut, Zotit Fisnik. Andaj, ne duhet t’iu përmbahemi sa më shumë rregullave të agjërimit, që të largohemi prej shkaqeve të cilat tërheqin zemërimin e dënimin e Allahut.

Duhet të pajisemi me moralet e cilësitë e muslimanëve të parë (selefëve), sepse siç e dimë nuk ka mundësi të përmirësohet fundi i këtij umeti veçse me atë që është përmirësuar fillimi i tij. Nëse nuk i ndjekim dhe imitojmë ata në të gjitha adhurimet e rrugët që kanë ndjekur, atëherë nuk ka mundësi të përmirësohemi, gjithmonë do të dështojmë.

Vetëm atëherë kur ne e adhurojmë Allahun siç e kanë adhuruar ata dhe u largohemi mëkateve ashtu siç u janë larguar ata, do të përmirësohet gjendja jonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit