Ticino kërkon hapjen e restoranteve më së voni më 22 mars, Uri, më 1 mars

Mos i humb

Qeveria e Kantonit të Ticinos i konsideron hapat e planifikuar për të zbutur masat e koronës si tepër modestë, si për nga koha ashtu edhe nga përmbajtja.

Sipas saj restorantet dhe baret duhet të hapen jo më vonë se më 22 mars. Kjo të bëhet të paktën gjatë ditës dhe sipas planeve të njohura të mbrojtjes, shkruan qeveria kantonale në një komunikatë të dielën.

Qeveria e kërkon këtë edhe në lidhje me festat e ardhshme. Ajo shprehet kundër propozimit feederal që të hapen vetëm tarracat dhe ambientet e jashtme. Kjo masë është shumë kufizuese, e vështirë për tu mbështetur dhe diskriminuese në raport me restorantet që nuk kanë hapësirë ​​të jashtme.

Këshilli qeveritar në thelb dëshiron që faza e dytë – e planifikuar nga 1 prilli – të sillet përpara, më 22 mars.

Kantoneve që kërkojnë hapje më të shpejtë të restoranteve u është bashkuar edhe Kantoni i Urit.

Për këshillin qeveritar është e rëndësishme hapja e shpejtë, duke i dhënë popullsisë një perspektivë drejt ndërtimit të besimit. Këshilli qeveritar bie dakord për hapjen e kujdesshme, graduale të propozuar nga federata. Por, në disa pika, megjithatë, ai dëshiron të shkojë më larg se Këshilli Federal:

Duhet të lejohet hapja e zonave të jashtme në hotelieri nga 1 marsi.

Përveç kësaj, për aktivitetet fetare (shërbimet e kishës), këshilli qeveritar bën thirrje për klauzola të përshtatshme përjashtimi në lidhje me festat e ardhsme si Pashkët, Rrëshajat etj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit