TIKA nis punimet për rinovimin e ishullit Suakin në Sudan

Mos i humb

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka nisur punimet në Ishullin Suakin të Sudanit, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij në këtë vend në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar ta restaurojnë.

Tridhjetë ekspertë kanë nisur punimet e para hulumtuese në fushën e shpimit të tokës, planifikimit urban, gjeologjisë dhe eksplorimit gjeofizik, hartave dhe restaurimit.

Pas rezultateve të fituara nga punimet e ekipit teknik të TIKA-s, synohet restaurimi i ishullit në përputhje me origjinalitetin e tij sipas të dhënave për të kaluarën kulturore të saj dhe që ishulli të shndërrohet në qendër turistike me projektet e përbashkëta mes Sudanit dhe Turqisë.

Ndryshe, ishulli Suakin u vizitua nga presidenti turk Erdoğan gjatë vizitës së tij në Sudan në dhjetor të vitit 2017, ndërsa pas vizitës tha se ndihet i pikëlluar nga gjendja e ishullit.

Erdoğan theksoi se ka kërkuar nga presidenti sudanez Omar al-Bashir leje për të kryer restaurime në ishullin Suakin, ndërkohë që ky i fundit i ishte përgjigjur pozitivisht.

TIKA tashmë kishte përfunduar restaurimin e xhamive Hanefi dhe Shafi dhe kompleksin e tyre në këtë ishull.

Ishulli Suakin, qytet port në brigjet e Detit të Kuq në verilindje të Sudanit, dikur ishte pjesë e territoreve osmane.

Për shkak të daljes në Detin e Kuq, ajo llogaritet nga vendasit si Porta e Afrikës. Dikur, ishulli priste karvanët që shkonin për të kryer haxhin në tokat e shenjta. Aktualisht, në të jetojnë mbi 40 mijë sudanezë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit