TIKA përfundoi punimet e para në Ishullin Suakin

Mos i humb

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) mbaroi fazën e parë të punimeve për ekzaminim të terrenit në kuadër të angazhimit të Turqisë me synim restaurimin e Ishullit Suakin në Sudan.

Sipas informacioneve që AA ka siguruar nga TIKA, organizata ka mbaruar me pjesën e parë të punimeve në Ishullin Suakin, restaurimin e të cilit përsipër e mori Turqia, pjesë kjo ku përfshihen matjet gjeologjike dhe gjeofizike në terren, marrja e hartës topografike, punimet ndërtimore dhe të restaurimit dhe vëzhgimet në terren për planifikimin urban të ishullit me rrethinë.

Lidhjet historike mes Ishullit Suakin dhe Turqisë u sollën në fokus gjatë vizitës së presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Sudan më 24-26 dhjetor, kur u nënshkrua marrëveshja mes dy vendeve e cila parasheh rindërtimin dhe rigjallërimin e ishullit.

Turqia nga viti 2011 i ka ofruar mbështetje Sudanit, i cili dëshiron të përfitojë nga sektori i turizmit të ishullit. Në kuadër të kësaj, TIKA në vitin 2011 restauroi xhamitë Hanefi dhe Shafi dhe ndërtesën doganore, si dhe mbaroi rregullimet e mjedisit. Gjithashtu, që nga viti 2016, TIKA vijon edhe me renovimin e Ndërtesës së Gardës.

Ekipi teknik i TIKA-s, duke marrë parasysh historinë dhe zhvillimin kulturor të ishullit dhe dhe duke synuar të arrijë deri tek informacione dhe dokumente të besueshme në kuadër të punimeve të reja, realizon aktivitet të ngushtë me Ministrinë e Turizmit të Qeverisë Federale të Sudanit dhe me Zyrën e Guvernatorit të shtetit (vilajetit) të Detit të Kuq në Sudan.

Me këto punime, synohet që me rezultatet e fituara të përfundohet restaurimi i ishullit në mënyrë të përshtatshme me të kaluarën historike dhe kulturore të tij si dhe me projekte të përbashkëta mes Sudanit dhe Turqisë, Suakini të shndërrohet në një qendër kulture dhe turizmi.

– Sudani falënderon TIKA-n

Ali Ahmad Hamid, guvernatori i shtetit të Detit të Kuq, ku po vijojnë punimet në Sudan, gjatë pranimit të ekipit ekzaminues të TIKA-s, i cili i përfundoi punimet, falënderoi delegacionin e kësaj organizate që menjëherë pas vizitës së presidentit Erdoğan, erdhën në Sudan për të nisur punimet.

Hamid, nëpërmjet delegacionit, përshëndetjet dhe falënderimet e popullit të Sudanit ia përcolli presidentit Erdogan.

Duke bërë të ditur që në fazat e ardhshme delegacioneve do t’u ofrojë mbështetje në formë të informacioneve, dokumenteve dhe përvojës, Hamid shtoi se dëshiron që të rinjtë e universiteteve të marrin pjesë në terrene të ndryshme të projektit me qëllim shtimin e njohurive dhe përvojës. Ai poashtu pohoi që projekti në fjalë do të jetë një urë e re dhe e fuqishme në raportet mes Sudanit dhe Turqisë.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij Erdogan kishte thënë se ndihet i pikëlluar nga gjendja e ishullit.

Erdogan theksoi se kishte kërkuar nga presidenti sudanez Omar al-Bashir leje për të kryer restaurime në ishullin Suakin, ndërkohë që ky i fundit i ishte përgjigjur pozitivisht.

Ishulli Suakin, qytet port në brigjet e Detit të Kuq në verilindje të Sudanit, dikur ishte pjesë e territoreve osmane.

Për shkak të daljes në Detin e Kuq, ajo llogaritet nga vendasit si Porta e Afrikës. Dikur, ishulli priste karvanët që shkonin për të kryer haxhin në tokat e shenjta./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit