TIKA përuron njësinë e mjekimit intensiv në QKUK

Mos i humb

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka inaguruar sot Njësinë e Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njësi kjo e cila është rinovuar dhe pajisur me aparaturë mjekësore. Gjithashtu, është instaluar nënstacioni i pavarur i gazrave medicinale.

Në këtë inagurim i pranishëm ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili falënderoi shtetin turk për këtë investim në SHSKUK, duke theksuar se sot është një ditë e madhe sepse tani në këtë qendër intensive janë rritur kapacitetet për trajtimin e pacientëve.

“Mjësia e Mjekimit është mjaftë moderne e cila si asnjëherë më parë do të ofroj shërbime shumë kualitative. Natyrisht ne kemi një personel të shkëlqyeshëm në Kosovë, por që kemi pasur nevojë që të kemi edhe një qendër të pajisur me pajisje moderne dhe një ambient mjaftë modern. Pra është ditë shumë e madhe për ne por në anën tjetër të cilën nuk do kishim mundur ta arrinim sot pa ndihmën e madhe që i ka dhënë Qeveria turke dhe TIKA turke, e cila ka bërë një investim 2 milionë euro, ku sot kemi 27 shtretër e të cilat më parë kemi pasur vetëm 14, pra kemi një rritje të kapaciteteve”, tha Ismaili.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç me përgëzimin e këtij inagurimit të kësaj njësie mjekësore, u shpreh se bashkëpunimi me shëndetësinë kosovare do të vazhdojë edhe me tutje.

“Uroj që ky projekt të jetë në të mirë të kosovarëve dhe të gjithëve këtu në Kosovë. Sot jemi dëshmitar dhe jemi të gëzuar që jemi në këtë hapje pas mbarimit të projektit të renovimit dhe të furnizimit me pajisje mjekësore të mjekimit intensiv qendror këtu në QKUK..Ne shpresojmë që bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe në të ardhmen në fushën e shëndetësisë. Ne nuk e shohim këtë si një ndihmesë apo donacion kjo është një ndarje midis vëllezërve dhe miqve”, ka thënë Kiliç, raportonKosova Post..

Nga ana tjetër, drejtori i TIKA-së, Birol Çetin theksoi shumën prej 2 milionë euro që është bërë në këtë investim, ku përveç kësaj ai bëri të ditur se ata do të trajnojnë edhe mjekët nga Kosova me ekspert nga Turqia.

“Siç e dini ne si TIKA jemi duke realizuar projekte në ndryshme në shumë shtete dhe për ne njeriu dhe jeta e njeriut është shumë e rëndësishme. Për një kohë të shkurtër së bashku me ministrinë  do të bashkëpunojmë edhe në këtë fushë për trajnimin e stafit kosovar me ekspertet e Turqisë. Dhe në këtë aspekt ne nuk jemi duke bërë asnjë diskriminim, mirëpo mund të them se Kosova e ka një vend të veçantë në zemrat tona, ne me Kosovën jemi shumë të afërt “, është shprehur Çetin.

Poashtu, i pranishëm në këtë inagurim ishte edhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, ku siç tha ai hapja e Njësisë së  Mjekimit Intensiv është ndihmesë  e madhe për shëndetësinë kosovare.

“Tani këtë njësi janë 27 shtretër do thosha në këtë ambient mjaftë modern ku është një ndihmesë mjaftë  e madhe dhe shpresoj që do të reflektoj si hap i parë dhe si model edhe për klinikat tjera se si duhet të duken dhe se si duhet të funksionojnë“, tha Sejdiu./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit