Tillerson dhe McMaster do të vizitojnë Turqinë

Mos i humb

Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare Herbert Raymond McMaster do të vizitojnë Turqinë, njoftuan burimet diplomatike.

Nga burimet mësohet se në ditët në vijim, Tillerson dhe McMaster do të takohen me zyrtarë relevantë në Turqi.

Burimet po ashtu njoftuan se zyrtarët e dy shteteve janë duke punuar në lidhje me vizitën e Tillerson dhe atë të McMaster.

Vizita e sekretarit Tillerson pritet të realizohet javën e ardhshme, kurse ajo e McMaster në fundjavë.

Ndryshe, më 30 mars të vitit të kaluar Tillerson vizitoi Ankaranë, kurse më 10 korrik Stambollin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit