Merkel kërkon kompromis në bisedimet për koalicionin

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka apeluar tek Social Demokratët për kompromis dhe për të gjetur një mënyrë për të tejkaluar dallimet e politikave në bisedimet për koalicionin.

Duke folur para gazetarëve në prag të negociatave të fundit të koalicionit, Merkel tha se blloku konservator i saj CDU/CSU dhe Partia Social Demokratike ende nuk kanë arritur një marrëveshje mbi disa çështje kyçe, përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ligjin e punës.

“Secili nga ne ende duhet të bëjë kompromise të dhimbshme. Unë gjithashtu jam gati për këtë, pasi të sigurohemi se në fund përparësitë do të ishin më të mëdha se disavantazhet”, tha Merkel.

Ajo tha se “besueshmëria ndërkombëtare” e Gjermanisë ishte ndër temat e përçarjes së disktutuar me Social Demokratët, por ajo nuk e elaboroi.

Partia Social Demokratike (SPD) e qendrës së majtë prej kohësh ka qenë kritike ndaj planeve për të rritur buxhetin e mbrojtjes së vendit dhe ka kundërshtuar qëllimin e NATO-s që secili anëtar duhet të kalojë 2 për qind të prodhimit të saj kombëtar në mbrotje.

Socialdemokratët gjiashtu kërkuan një politikë më kufizuese mbi eksportet e armëve të Gjermanisë.

Gjermania kaloi 135 ditë pa një qeveri të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare më 24 shtator të vitit 2017, periudhë më e gjatë pa qeveri që nga Lufta e Dytë Botërore.

Unioni Kristian Demokratik (CDU) i kancelares Merkel, partia simotër e Unionit Kristian Social (CSU), si dhe Partia Social Demokratike (SPD) sot planifikojnë të përfundojnë negociatat për koalicionin.

Blloku CDU/CSU dhe SPD arritën një marrëveshje koalicioni paraprak më 12 janar, pas disa javësh diskutime paraprake, ndërsa kongresi i SPD-së më 21 janar mbështeti hyrjen në negociata të koalicionit me konservatorët.

Liderët e SPD-së kanë premtuar se çdo marrëveshje koalicioni me bllokun CDU/CSU të kancelares Merkel do të votohet përfundimisht nga rreth 450 mijë anëtarë të partisë së qendrës së majtë.

Organizata e të majtës tradicionale të SPD-së dhe organizata rinore, Jusos, kundërshtojnë lëvizjen për hyrje në qeveri koalicioni me demokratët e krishterë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit