Tjetërsim pronash në Kadastrën e Tiranës, 3 të arrestuar nga SPAK/ Zbulohen përgjimet

Mos i humb

Sipas detajeve të zbuluara, disa persona kanë ofruar shumë të konsiderueshme monetare për të votuar në mbështetje të një subjekti politik në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit.

Personat e arrestuar nga SPAK janë Gazmend Canaj, 49 vjeç, Admir Burri, 44 vjeç, Neritan Bablusha, 52 vjeç, të 3 të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në datën 14.06.2021 besnik Hyka i dërgon mesazh Gazmend Canajt: A ka ne një përgjigje.

Pas mesazhit  Canaj e telefonon e i thotë :O Nik Hyka…atje osht ai për “makinën” mos u bo merak.

Në datën 15.06.2021 Gazmend Canaj telefonon Admir  Burrin, të dy nën hetim.

Gazmend: Ca ka Niku me.

Admir: Muhabet.

Gazmend: A të vij unë apo ke muhabet me Nikun.

Admir: Jo mo hajde.

Gazmend: Apo do bosh muhabet.

Admir: Jo mo vlla se e mbarova muhabetin.

Gazmend: Si e lat, Ca thot Niku

Admir: Po as i gjo ato që folëm kaq.

Gazmend: Me Nikun si e rregullove tash?

Admir: S’kam ca rregulloj as i gjo vlla se nuk ka asnjë punë, jam tu u mor me emrimet.

Gazmend: Domethon marrim cik mo shum ne?

Admir: Vëllain tem unë domethon pazaret i kam bo stë kemi fol neve, Niku thot tek cinkue a kupto? Ne nga tonat do të respektojmë panelin, tjerat i kena unë dhe ti, kaq ti ca halli qan, kështu  që po hongre ti ha unë, po hongra unë ha ti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit