Tjetërsimi i Lagunës çon në pranga edhe Pjetër Lukën, tre të tjerë u arrestuan më herët

Mos i humb

Ka shkuar në katër numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës” të organizuar nga prokuroria dhe policia e Lezhës pasi u konstatua se një grup personash kishin tjetërsuar pronësinë për një pjesë të zonës përreth lagunës së Kunes.

Policia bën me dije se kanë ndaluar 62-vjeçari Pjetër Luka, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

“Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme)”, bën me dije policia.

Më herët policia arrestoi në kuadër të këtij operacioni drejtorn e Administratës së zonave të mbrojtura Pjetër Toni dhe dy vartësit e tij Armandi Lleshaj dhe Tom Gjelaj.

Sipas prokurorisë këta persona nuk kishin përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në ligjet dhe aktet nënligjore për funksionet e tyre.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, ata kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit