Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, GJKKO lë në fuqi dënimin me 13 vite burg për vëllanë e ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Mos i humb

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 13 vite burg për vëllanë e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, duke refuzuar ankimimin e vendimit.

Gjevi Ndoka, së bashku me disa persona të tjerë, akuzohen për tjetërsim pronash në zonën  e “Rana e Hedhur” në Shëngjin.

Ndoka u dënua nga Apeli me 13 vite burg, ndërsa motra e tij, Mimoza Ndoka, nga shërbimi i provës duhet të rikthehet për 5 vite e 4 muaj në burg.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankues i Gjevi Ndoka, ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr.12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr.23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {…} dhe {…}, i datëlindjes {…}, lindur në {…}, një dënim të vetëm prej 13(trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr.207, datë 29.06.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sakaq, kujtojmë se Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë, ndërsa në një hetimi të nisur ndaj tyre në 2016, si pjesë e dosjes së famshme “339”, dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Më pas Prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit