“Tmerr” në rrugët e Londrës, spërkaten kalimtarët me amoniak

Mos i humb

Mbrëmjen e sotme, rrugët e Londrës janë kthyer në makth për britanikët pasi një person ka dalë me amoniak në dorë për të spërkatur kalimtarët.

Një burrë 29-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi u spërkat me amoniak, shkruan e përditshmja britanike TheSun.

Policia është telefonuar për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Roman” rreth orës 17:40. Autoritetet kanë njoftuar se fatmirësisht 29-vjecari nuk ka marrë dëmtime serioze.

Ende nuk është bërë ndonjë arrestim, por policia ka nisur hetimet. Edhe një sulm tjetër që përfshinte një lëndë gërryese ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Londrës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit