Tony Blair kritika BE-së: Projekti për Ballkanin i papërfunduar nga mosanëtarësimi në Europë

Mos i humb

Laburisti Tony Blair, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, shprehet me doza kritike për sjelljen e BE në raport me integrimin e mëtejshëm të BE.

Ish-kryeministri anglez, Tony Blair, gjatë një interviste për gazetën kroate “Jutarnji List” është pyetur nga gazetarja Ana Muhar Blanquart edhe për integrimin e Ballkanit në BE.

Blair shprehet me doza kritike për sjelljen e BE në raport me integrimin e mëtejshëm të BE.

Gazetarja Ana Muhar Blanquart e pyet Tony Blair se kur ai flet për Kroacinë ka ndërmend atë që njihet stabilizim i situatës në vendet e Ish-Jugosllavisë në të cilat ai është përfshirë.

Blair është pyetur nëse ky projekt ka përfunduar me sukses, përcjell Shqiptarja. Dhe ai jep këtë përgjigje:

Ky projekt nuk ka përfunduar ende dhe mbetet i pa përfunduar deri në momentin kur Ballkani do të anëtarësohet në Unionin Europian. Më lejoni të jem i sinqertë, jemi shumë larg kësaj. Kjo shihet veçanërisht me Kroacinë. Unë punoj me udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë dhe besoj se mbetet shumë punë për të bërë. Gjithashtu mendoj se ne jemi duke arritur progres dhe kjo na jep optimizëm. Shpresoj që kjo të vazhdojë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit