Tragjedia e Gjilanit, reagon ashpër ish Ministri i Shëndetësisë, kërkohet seancë të jashtëzakonshme!

Mos i humb

Në lidhje me rastin e Gjilanit ku nga aksidenti me kamion vdiq një dhe u lënduan 26 qytetarë, ka reaguar ashpër edhe ish ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, tani deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së.

I prekur në shpirt nga kjo ngjarje tragjike që ndodhi në qendër të Gjilanit, edhe si qytetar edhe si akter politik i vendit,  Imet Rrahmani ka thënë se tani është koha të reagojnë të gjitha institucionet e Kosovës, edhe ekzekutive edhe politike.

Ai ka shprehur indinjatë të thellë në lidhje me rastin dhe ka thënë se “nëse kamioni që shkaktoi fatkeqësinë në qendër të Gjilanit vërtetë ishte i paregjistruar atëherë kjo duhet të jetë pika që e ka mbush kupën e pezmit dhe të durimit”.

I kontaktuar nga KosovaPost, Imet Rrahmani ka thënë se është në negociata me deputetët e komunës së Gjilanit për të thirr një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës. “Shpresoj, thotë ai, do të arrijmë një gjuhë të përbashkët me deputetët gjilanas për të thirrë atë seancë”.

Më poshtë gjejeni postimin e tij të plotë në llogarinë e tij në Facebook.

Nëse kamioni që shkaktoj fatkeqësinë në qendër të Gjilanit vërtet ishte i paregjistruar atëherë kjo duhet të jetë pika që e ka mbush kupën e pezmit dhe të durimit.

Tash duhet reaguar të gjitha institucionet edhe ekzekutive edhe politike. 

A nuk folët se edhe një numër i madh i policëve ngasin makinat e tyre private pa regjistruar?
A nuk folët që shumica e kompanive të transportit të udhëtarëve nuk kanë kujdesen e duhur me gjendjen teknike të autobusëve?

A nuk po i shohim taksi që e kanë kapluar komunikacionin e që operojnë me automjete më të vjetra se vet vozitësi?

Tash edhe bizneseve nuk po ju del fitimi e përfitimi veç po u dashka me shtrydh bash te regjistrimi i automjeteve të tyre.

E si i marrim lejet, sa mësojmë në auto-shkollë, mjafton me qëndruar pesë minuta afër një rrethi a udhëkryqi dhe keni me kuptuar se si e përdorim rrethin dhe semaforin!

Urojmë që Gjilani të jetë i fundit që pësoi nga papërgjegjësia e të gjithë neve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit