Tragjedia në Shkodër, Pampuri: Të alokohen fonde për gratë e dhunuara

Mos i humb

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar për rastin e nënës me tre fëmijët në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se trishtimi është më e pakta ndjesi që mund të ndjejë në shpirt çdokush që dëgjon rreth ngjarjes makabre.

Deputetja e PD, gjithashtu tregon se “ajo që sot nuk bëhet është alokimi i fondeve pikërisht për t’i ardhur në ndihmë grave të dhunuara, duke u siguruar strehë për banim, mundësi për punësim, mundësi për të financuar çerdhen, kopshtin e shkollën e fëmijëve deri në moshën që ata janë të aftë për punë”.

Sipas saj, “bazuar në deklaratat e familjarëve, e vetmja referencë tashmë ku mund të mbështetesh për të konturuar të vërtetat është e trishtë se si sot pas kaq vitesh vijojmë ende të përballemi me histori dhune në familje, me shifra alarmante, me situata nga më makabret, dhe ajo që dëgjojmë sa herë ndodhin ngjarje të tilla, është fjalia rutinë; shtrëngim masash, forcim ligji, “shtrëngim dhëmbësh” thua se do bëjnë namin”.

“Në fakt ligjet i kemi, madje shumë të mira, por ajo që mungon është vëmendja dhe dëshira për të përmirësuar e për të shëruar një plagë kaq të rëndë të shoqërisë sonë.  Si profesioniste më parë se ligjvënëse, kam qenë pjesë e grupeve të punës, për hartimin e manualeve të trajnimit për parandalimin e dhunës, ndërgjegjësimin e grave dhe shoqërisë në tërësi për ta referuar atë, kemi hartuar manuale e broshura ndërgjegjësimi, por ja ku jemi sërish. Sistemi i referimit, si dhe mungesa e përgjegjshmërisë e sektorëve socialë në njësitë administrative përkatëse, të cilat duhet të kenë nën vëzhgim çdo ngjarje në komunitet, dhe duhet të referojnë çdo situatë që cenon mirqënien psikologjike të fëmijëve dhe grave”, është shprehur Pampuri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit