Tragjedia në Turqi, Ministria e Jashtme: Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik

Mos i humb

Përmes një reagimi në rrjetin social “X” në lidhje me zjarrin tragjik në Turqi që shënoi 76 viktima dhe 51 të plagosur, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e thellë me Turqinë.

Në postimin në “X”, MEPJ përcjell ngushëllimet për familjarët e viktimave, duke uruar rikuperim të shpejtë për personat e plagosur.

Reagimi i plotë i MEPJ:        

Zemërthyer nga lajmi i zjarrit tragjik në resortin e skive të Kartalkaya në Turqi, ku janë humbur shumë jetë njerëzish!”

Në këtë moment të vështirë, Shqipëria dhe populli i saj janë në solidaritet me Turqinë, dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave, ndërsa urojmë rekuperim të shpejtë për personat e dëmtuar!

76 persona humbën jetën nga zjarri në një resort skish në Turqi. Ndërkohë 51 të tjerë janë lënduar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit