Tragjike, 9 persona vdesin brenda ditës nga Covid 19 në Greqi: Rreziku pranë Shqipërisë

Mos i humb

Greqia është duke u përballur me rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi, gjë e cila po shoqërohet edhe me një numër të lartë të vdekurish.

Autoritetet greke raportuan pak më parë se nëntë persona humbën jetën gjatë ditës së sotme nga koronavirusi në këtë vend.

Më i riu prej tyre ishte 58 vjeç, kurse më i moshuari 97 vjeç.

Ndërkohë, Greqia numëroi dje 436 raste të reja, ndërsa u raportua edhe për 7 të vdekur.

Greqia ka një numër të madh pacientësh të intubuar duke rritur rrezikun e humbjes së jetëve, gjë e cila u konfirmua edhe sot.

Por, ajo që na prek në mënyrë të drejtpërdrejt edhe neve në Shqipëri lidhet me faktin se numri më i madh i të infektuarve me koronavirus gjatë ditëve të fundit në Greqi janë pikërisht në zonat kufitare me Shqipëri.

Bëhet fjalë për zonën e Kosturit dhe Kozanit, në të cilat vetëm numërohen më shumë se 700 raste aktive deri më tani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit