Transportonte mallra kontrabandë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Mos i humb

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi u kap duke transportuar mallra kontrabandë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në pranga ka rënë 40-vjeçari me inicialet E.H., të cilit iu gjetën në automjet një sasi paketash pa pullë fiskale.

Policia nuk jep të tjera detaje për ngjarjen, ndërsa 40-vjeçari akuzohet për veprat penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehje të ardhurash“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit