Trazirë në Suedi pas djegies së Kuranit nga aktivistët e ekstremit të djathtë

Mos i humb

Aktivistët e ekstremit të djathtë dogjën një Kuran në qytetin jugor suedez të Malmos, duke shkaktuar protesta dhe trazirë pasi më shumë se 300 njerëz u mblodhën për të protestuar, tha policia.

Protestuesit ndozën zjarre dhe hodhën objekte ndaj policisë dhe shërbimeve të shpëtimit të premten mbrëma, duke plagosur lehtë disa oficerë policie, ndërsa u arrestuan rreth 15 persona.

Dhuna pasoi djegien e një Kurani të premten pasdite, pranë një lagjeje kryesisht me migrantë, që u krye nga aktivistë të ekstremit të djathtë dhe u filmua dhe postua në internet, sipas agjensisë së lajmeve TT.

Më vonë, tre persona u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së urrejtjes kundër një grupi etnik pasi dogjën librin e shenjtë të muslimanëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit