Në Maqedoninë e Veriut vijojnë që të jenë të larta shifrat e rasteve të reja të konfirmuara me Covid.
Në raportin e fundit bëhet me dije se nga 2.249 teste, ndërsa janë regjistruar 195 raste të reja me koronavirus.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Ndërkohë kanë humbur jetën tre persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.142, të shëruarve 296.373, të vdekurve 9.234, ndërsa numri i rasteve aktive ka rënë në 1.535.


