Tri ushtarë turq sot kanë rënë dëshmorë në një sulm të kryer nga organizata terroriste e PKK-së në krahinën juglindore Sirnak të Turqisë, bëri të ditur ushtria.
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një njoftim tha se ka ushtarë të cilët u plagosën në sulmin me mortaja nga PKK në bazën ushtarake Kuyutepe në Sirnak.
PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 personave të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë./Rtv Islam/