Tri vjedhje për 6 ditë, pranga 20-vjeçarit në Pogradec

Mos i humb

POGRADEC– Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi akuzohet për disa vjedhje.

Sipas njoftimit zyrtar në pranga përfundoi i riu me iniciale S.Sh.

Sipas policisë ai dyshohet si bashkëpunëtor me E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022), në vjedhjen në tri biznese private, ngjarje të ndodhura më datat 07, 12 dhe 13 janar 2022, në qytetin e Korçës, ku janë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit