Tronditëse! Në një shtëpi të FETO-s gjenden identitete të 49 milionë qytetarëve

Mos i humb

Në kompjuterin dhe memorien flash e cila u gjet në “shtëpinë qelizë” të njërit nga drejtuesit e organizatës terroriste FETO/PDY në qytetin Afyonkarahisar u zbuluan informacione të adresave dhe identitetet e 49 milionë qytetarëve votues nga lista e votimeve të vitit 2009.

Sipas informacioneve të marra mësohet se me arrestimin të edhe një personi është rritur në 37 numri i personave të dyshuar ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti në kuadër të hetimeve të nisura nga Kryeprokuroria e Afyonkarahisar kundër “shtëpive të fshehta” ku fshihen anëtarët e FETO-s, transmeton AA.

Në mesin e të arrestuarve thuhet se ndodhen edhe anëtari i FETO-s R.A. përgjegjës për Afyonkarahisar si dhe T.M. dhe ndihmësit e tij të cilët dyshohen se përgatisnin karta identiteti për anëtarët e organizatës në arrati.

Në kompjuterin dhe memorien flash të konfiskuar të T.M. janë gjetur lista me informacione të adresave dhe identitetet e 49 milionë qytetarëve votues nga lista e votimeve të vitit 2009./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit